Minishengeni, Rama mesazh Prishtinës: Nuk na duhet konsensus për gjithçka

Top Channel Albania 2020-02-22

Views 0

Kryeministri Edi Rama nga konferenca ?Një kontinet, një e ardhme dhe zgjerimi Ballkanit Perëndimor në BE?, duke folur për Shengenin Ballkanit, i dërgoi udhëheqëse politik, të Prishtinës një mesazh, duke lënë të kuptohet se nuk do të priten pafundësisht, që ata të bëhen pjesë e kësaj iniciative rajonale.


?Nuk është mini Shengen është thjesht më masat reale të rajonit tonë. Kjo bëhet për të patur një hapësirë më të madhe për ekonominë tonë sepse jemi tregje shumë të vogla. Nuk na duhet konsensus për gjithçka, pasi është shumë e hapur shumë freksibël, është e lirë për gjithkënd nuk ndërtohet në bazë të mekanizmit të konsensusit që kushdo që është pjesë e kësaj nisme të bjerë dakort. Ata që nuk duan të bien dakort për diçka, të bllokojnë të gjithë të tjerët. Jo, çdo vend çdo shtet merr vendimet e veta. Nëse Kosova është pjesë e kësaj nisme nuk është e detyruar të bëjë të njëjtën gjë me Shqipërinë apo Serbinë. Është shumë e thjesht. Serbia nuk mund të vendos asnjë veto, asnjë kusht, asnjë paragjykim për mënyrën se si të gjitha vendet e tjera, shtet e tjera, duan të ecin brenda kësaj nisme?.

Duke u ndalur në ngadalësimin e procesit të integrimit Europian të rajonit kryeministri tha se e ? Dimë që ?djalli fshihet tek detajet? dhe përvoja na ka treguar se për më të ?vegjlit? e më të dobëtit, rregullat nuk janë asnjëherë të respektuara dhe për të ?fortit? ka gjithmonë një rrugë.?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Minishengeni#Rama#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form