A1 Report - Territorialja, Kruja:Mazhoranca s'i ka numrat, duhet konsensus

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANË- Partia Demokratike rithekson rëndësinë që reforma territoriale të miratohet me konsensus. I ftuar në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo", deputeti i PD-së Keltis Kruja tha se konsensusi është elementi kyç për realizimin e kësaj reforme, ndërsa u shpreh se mazhoranca nuk i ka numrat për kalimin e saj. Sipas tij, numrat janë realizuar "me trafikim votash, pasi në zgjedhjet e qershorit, mazhoranca nuk i mori numrat për të kaluar reformën".

Lidhur me reformën territoriale, ku u tha se takimi Rama-Basha nuk do të zhvillohet. A ka një qëndrim zyrtar për këtë takim?
Përgjigjja ndaj letres së kryeministrit Rama është kthyer me një letër nga zoti basha, ku kërkohej nga Rama të përgjigjej nëse ishte i gatshëm për konsensus. Por përgjigjja që ne morëm në parlament nuk morrën përgjigje për konsensus. E njohim praktikën e letrave të hapura të Ramës. Arroganca e shprehur në fjalimet e Ramës në parlament, dhe letra e tij e hapur për të krijuar shoë dhe fasadë në qëndrimin e tij politik, ishte një fjalim që i mbylli rrugën asaj që BAsha kishtë kërkuar në letërpërgjigjen e tij. Konsensusi duhet të mbizotërojë në klimën politike shqiptare.

Pse nuk ulët në tavolinë Basha për të negociuar?
Ishte kryeministri ai që zgjodhi komunikimin me një letër të hapur. Kështu u përgjigj edhe Basha. Duke i bërë të qarta ato që ne kërkojmë si mazhorancë, për t'u ulur në tavolinë me mazhorancën, duke u bazuar tek konsensusi. Kuvendi sot është kthyer në një noter të qeverisë. Ka pasur tentativa të përsëritura të qeverisë, që programi i qeverisë u tentua të kalohej në parlament pa pasur kohë për diskutim.

Ju si PD kërkonit konsensus kur ishit në pushtet, por nuk i kishit numrat, ndërsa mazhoranca e sotme i ka numrat. Pse nuk shfrytëzoni këtë mundësi
Koalicioni qeverisës nuk i ka numrat për ta kaluar këtë reformë. Sovrani ka prodhuar një mazhoranca e cila nuk i ka numrat për ta kaluar e vetme këtë reformë. Mundet që të shkojë i vetëm dhe ta votojë atë reformë, por kjo refromë nuk i përket vetëm PS dhe LSI.

A mendoni se duhet bërë reforma administrative-territoriale?
Ne këto reforma i kemi edhe kur kemi qenë në qeveri. Ne jemi për një reformë e cila do të përmirësojë kushtet e menaxhimit të territorit në vend, por këto duhet të diskutohen në tryezën që do të ngrihej me përfaqësimin e opozitës. Ne po diskutojmë nëse kjo reformë duhet të kalojë me konsensus. Ne nuk mund të flasim se mund të kalohet kjo reformë duke trafikuar vota. Kryeministri ndërkohë që ne na thotë ju keni paritet dhe të gjitha të drejtat, nuk pranon të diskutojë që kjo reformë të votohet në parlament me konsensus. Ne nuk kemi garanci që kjo reformë kur të shkojë në parlament nuk do të ndryshohet. Ne jemi mosbesues ndaj kësaj, dhe kërkojmë mekanizma të thella të marrëveshjes, në mënyrë që ta kalojmë me konsensus këtë reformë. Akti i parë i kësaj qeveria ka qenë akti për zhbërjen e konsensusit të arritur vitin e kaluar. Ne kemi kërkuar konsensus, dhe ne nuk jemi futur në detaje pa zgjidhur çështjen më ...

Share This Video


Download

  
Report form