A1 Report - Tryeza per reformen territoriale kerkohet konsensus mes partive

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË- "Konsensusi politik është shtylla ku duhet të ngrihet puna për reformën territoriale". Kjo është pohuar sot në tryezën për reformën administrative territoriale që po mbahet në Hotel Tirana.

Të pranishëm në këtë tryezë kanë qenë Bledi Çuçi, ministër shteti për çështje vendore, përfaqësues të ambasadës suedeze në Tiranë, përfaqësues të komunave e bashkive në vend, partnerë që po punojnë e përkrahin reformën territoriale.

"Janë të gjithë kushtet jo vetëm të bëjmë reformën por ta bëjmë procesin demokratik. Le të jetë një takim, ku të ndajmë të gjithë vëmendjen tonë ndaj kësaj reforme, të jetë pikënisje për t'u shpërndarë secili nga ne në territoret që përfaqësojmë, për të përcjellë gjithë këtë shpirt të procesit të transparencës terrotoriale për ta bërë të komunikueshme për gjithë shqiptarët", u shpreh Ministri Bledi Çuçi.

"Qënia transparent me këtë proces është detyrim për të qenë të qartë me komunitetet, qytetarët, të bëjmë diçka që t'i shërbejë Shqipërisë, shoqërisë e jo intersave politike", theksoi Çuçi.

AMBASADA SUEDEZE: DUHET KONSENSUS MES FORCAVE POLITIKE
Për Liza Fergusson, përfaqësuese e Ambasadës Suedeze në Tiranë, "Kjo tryezë hap një dritare për një proces të rëndësishëm që kërkonte vite të vinte".

"Kërkon përpjekje që ky proces të bëhet transparent, efikas. Zvicra, Suedia dhe SHBA kanë bashkuar forcat të ndihmojnë Shqipërinë në reformën territoriale. Ka dhe kontribut e mbështetje financiare. Kjo është pak a shumë çështje shqiptare e duhet të arrihet konensus mes forcave politike. Kompromisi është rruga më e mirë për të çuar drejt reformës administrative territoriale.

Procesi po ashtu mund të komplikohet. Ne dimë që duhet dhe një kohë që është e përcaktuar për të bërë reformën dhe kjo duhet të bëhet në mënyrë efektive", vërejti Fergusson.

SHOQATA PËR AUTONOMI VENDORE: PROBLEMET SOT NGA NDARJA TERRITORIALE
"Shqetësimet, problemet e sotme të qeverisjes vendore kanë faktor kryesor ndarjen e sotme territoriale". Këtë ka theksuar kryetari i Shoqatës për Autonomi Vendore, kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi.

"E përbashkët në gjithë ç'janë shprehur lidhur me këtë reformë është domosdoshmëria dhe gjatësia në kohë e saj. Ka disa që i tremben impaktit që mund të sjellë kjo reformë. Këto llogari janë të papranueshme kur bëhen nga grupe interesi, individë të nxitur nga politika për të mos pranuar nevojën emergjente", vërejti Shkëmbi.

Ai bëri të ditur se janë 167 anëtarë të Shoqatës për Autonomi vendore, kryetarë bashkish e komunash, të cilët në fakt do të mbështesin reformën. "Edhe pse të zgjedhurit tanë vendorë nuk e kanë të lehtë të pranojnë faktin se disa njësi nuk mund të ekzistojnë do të mbështesim këtë reformë se është domosdoshmëri për qytetarin. Pjesëtarët do të ndjehen më mirë e përfitojnë shërbime më të mira. Të marrin pjesë në vendimmarrje, të mos ndjehen qytetarë të dorës së dytë.

Shqetësimet, problemet e sotme të qeverisjes vendore kanë faktor kryesor ndarjen e sotme territoriale. Sot, qindra njësi nu...

Share This Video


Download

  
Report form