Për reformën nuk ka konsensus/ Të premten PS-PD-LSI duhet të ulen sërish

Top Channel Albania 2020-12-05

Views 0

Të premten aktorët politik do ulen sërish përballë njëri- tjetrit në kërkim të një konsensusi për hapjen e listave dhe formulën e re të koalicioneve .


Pozicionet e kundërta, 24 orë para mbledhjes së 4 negociatorëve polik zbehin pritshmëritë për një dakortësi mes palëve. Opozita jo parlamentare nuk do te paraqesë asnjë draft, por do shkojë në takim me kërkesën e saj për ekspertizë ndërkombëtare duke rikujtuar se për një situatë të ngjashme Këshilli Politik i është drejtuar për mendim OHDIR.

?Të marrim ekpertizën e OHDIR për koalicionet dhe shpërndarjen e mandateve ne respekt edhe te pikës së dakortësuar në marrëveshjen e 14 Janarit. Këshilli edhe më parë për çështje që nuk binim dakord siç ishin kuotat gjinore morëm mendim, nuk përgatitem drafte.?

Reforma Zgjedhore ka mbetur pezull për shkak të mosdakortësisë së aktorëve politikë sa i takon formulës së koalicioneve. PD-LSI këmbëngulin të ruhen ashtu sikurse janë në kod, ndërsa mazhroanca propozon grupim e partive në një listë unike. Opozita jo parlamentare kërkoi marrjen e ekspertizën se OHDIR, por socialistët janë të vendosur të mos humbin kohë dhe kanë gati draftin e ndryshimeve, të cilin do e paraqesin ne mbledhjen e së premtes. Një ditë më parë reagoi edhe zyra e OHDIR -së në Varshave, duke shprehur gatishmërinë për të asituar palët.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ReformaZgjedhore#Politike#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form