'Rama dhe Basha duhet të ulen bashkë dhe të gjejnë modalitetet me qëllim që shqiptarët të votojnë të qetë. Drejtori i Policisë dhe drejtuesit e tjerë të vendosen me konsensus nga partitë politike'.
Ishte kjo deklarata e Sekretares së Përgjithshme të PDIU-së Mesila Doda, gjatë një takimi në Njësinë Administrative Bubq, në Fushë-Krujë.
Deputetja Mesila Doda përsëriti thirrjen e PDIU-së për dialog, në mënyrë që Rama dhe Basha të ulen në një tavolinë për një pakt kombëtar.
?PDIU ka këmbëngulur gjatë gjithë kohës që të kemi një proces zgjedhor normal, të qetë, të sigurt dhe me një sistem që është i drejtë dhe e ka të barazvlershme votën për të gjitha partitë politike.
Pikërisht për këtë arsye kemi këmbëngulur, e kemi rithënë dhe e themi edhe sot, se mënyra e vetme se si mund të ndërtohet një proces zgjedhor është që të paktën kreu i mazhorancës z.Rama dhe kreu i opozitës z.Basha duhet të ulen bashkë dhe të gjejnë modalitetet me qëllim që shqiptarët të votojnë të qetë, opozita të ketë të gjithë masat e sigurisë që ajo kërkon.( b.h/Shqiptarja.com )