http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në ditën e tretë të grevës së urisë është rënduar akoma më shumë gjendja shendetësore e naftëtarëve të Ballshit.Një pjesë e tyre kane shfaqur probleme me tensionin dhe me rrugët e frymarrjes. Por pavarësisht vështirësive ata kanë refuzuar marrjen e mjekimit.I vetmi takim sipas naftëtarëve, deri në këto momente është ai me avokatin e popullit, ndërsa i kanë bërë serish apel institucioneve që t?i japin zgjidhje problemit.Gjendja e vështirë shëndetësore e naftëtarëve, pranohet edhe nga bluzat e bardha,Situatë e vështirë paraqitet edhe tek punonjësit e nënstacionit elektrik të pocemit, të cilët kanë hyrë sot në ditën e shtatë të grevës së urisë.Punonjësit e nënstacionit elektrik të Poçemit nuk kanë marrë pagat prej 27 muajsh, ndërsa ata të ballshit prej 5 muajsh.