Naftëtarët e Ballshit: “Nuk dorëzohemi deri në vdekje” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrja e pagave të prapambetura dhe rifillimi i punës në rafineri vazhdojnë të mbeten dy kërkesat kryesore të naftëtarëve të Ballshit. Në ditën e dytë të grevës së urisë, ata kanë përsëritur edhe njëherë qëndrimin se nuk do të bëjnë asnjë hap pas deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij ngërçi.Greva jonë e urisë do të vazhdojë deri sa të plotësohen kërkesat tona, pra: marrja e pagave të prapambetura, të cilat i kemi fituar me gjyq dhe rifillimi i punës. Në rast se shteti e mendon se kjo uzinë do të mbyllet të na jap ça na takon sipas ligjit në fuqi për mbylljen e një rafinerie, e cila është e një rëndësie të veçantë.Por pavarësisht vendimit ekstrem, grevistët thonë se deri më tani nuk ka patur asnjë reagim nga institucionet. NaftetarNe s?kemi marrë asnjë reagim deri më tani nga asnjë instancë. As nga qeveria as nga perëndia. Do të vazhdojmë deri në plotësimin e kushteve. Të na japin lekët të mbyllin uzinën dhe ne të ikim. Në asnjë mënyrë s?na ka ardhur asnjë njeri neve për të na pyetur.NaftetarShpresojmë. Shpresa vdes e fundit. por si mbas mendimit të shokëve ne jemi prapë të zhytur se spo reagon as ministrja, as kryeministri as firma. Vetëm mashtrime pa fund. Se si do vejë halli jonë në se dimë. Ne jemi të vendosur deri në pikën e fundit të gjakut tonë nuk lëvizim që këtej pa plotësuar rrogat tona me gjyq dhe sigurimet shoqërore. Nuk lëvizim. Do vdes këtu dhe këtu do rri deri sa të plotësohen kushtetNë datë 3 shtator naftëtarët nënshkruan kontrata individuale me kompaninë që ka marrë në administrim uzinën. Atyre iu premtua shlyerja e një page si dhe rifillimi i punës në rafineri. Por kjo kontratë, sipas naftëtarëve, mbeti vetëm në letër pasi kompania nuk mbajti premtimet. Në uzinën e Ballshit punojnë 850 naftëtarë.

Share This Video


Download

  
Report form