Fobia nga virusi ka bërë që qindra e miliona kinezë të kthehen tek opsionet e punës online, me shkollat, bizneset, departamentet qeveritare e madje edhe muzetë dhe kopshtet zoologjike, që kanë mbështjellë veten në renë digjitale, për mbrojtje.
Kina mbetet në krizë prej javësh, që pasi Turqia shpërtheu, me pjesën më të madhe të vendit të ngrirë dhe me qeverinë që shtyn drejt politikave të punës nga shtëpia për të penguar tubimet e njerëzve. E kjo, ka qenë një bum për platformat e telekomunikimit të zhvilluara nga gjigantët kinezë të teknologjisë, si Alibaba, Tencent dhe Huawei, që papritur janë bërë më të kërkuarit, aq sa me vështirësi po përballojnë edhe kërkesat.
Edhe fëmijët, veçanërisht ata nga zonat e prekura, po marrin pjesë në kurset online. Ky drejtim masiv online, u mbështet nga presidenti Xi Jinping i cili të hënën u shfaq në televizion ndërsa bisedonte me stafin mjekësor në qytetin që ndodhet në epiqendër të epidemisë, Uhan, përmes Welink të Huaweit.
Kështu, virusi që ka marrë tashmë mbi 1 mijë jetë njerëzish, që ka bërë që të mbyllen fabrika e aktivitete në të gjithë vendin dhe që do të ndikojë jo pak edhe në rritjen ekonomike të kinës, ka bërë që vendi të kthehet drejt sektorit online që deri më tani numëronte më shumë se 850 milionë konsumatorë interneti. Ngjashëm, sarsi në vitin 2003, ndihmoi në shpërthimin e tregtisë elektronike në Kinë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Covid19#Internet#TopChannel