TIRANE - Shqipëria merr masa e para për koronavirusin kinez që po përhapet me shpejtësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaron se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t?u prekur nga koronavirusi i ri i i identifikuar në Kinë. Megjithatë, në zbatim të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Manastirliu ka nxjerrë një urdhër për marrjen e masave parapërgatitore, për t?u mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri, edhe pse "duhet theksuar se, sipas OBSH jemi kushtet kur ende nuk ka të dhëna të qarta mbi mënyrën e trasnmetimit nga njeriu tek njeriu" thotë ministria.