Virusi nga Kina, Shqipëria merr masat e para, Manastirliu: Të vihen në zbatim planet e emergjencës!

Report TV 2020-01-24

Views 1

TIRANE - Shqipëria merr masa e para për koronavirusin kinez që po përhapet me shpejtësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaron se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t?u prekur nga koronavirusi i ri i i identifikuar në Kinë. Megjithatë, në zbatim të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Manastirliu ka nxjerrë një urdhër për marrjen e masave parapërgatitore, për t?u mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri, edhe pse "duhet theksuar se, sipas OBSH jemi kushtet kur ende nuk ka të dhëna të qarta mbi mënyrën e trasnmetimit nga njeriu tek njeriu" thotë ministria.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, "ISHP duhet të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit. Urdhri specifikon që ISHP të përgatisë përkufizimin e rastit, udhëzimet për survejancën, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit.

Share This Video


Download

  
Report form