Duke prezantuar ndryshimet në Aktin Normativ për klubet e natës dhe penalitetet e tyre, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se klubet e natës u kthyen në vatra të përhapjes së infeksionit dhe se do të ndërmerret çdo masë që do të vlerësohet e nevojshme për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
Ministrja Manastirliu: Vendosja e penaliteteve të shtuara për klubet e natës, diskove apo çdo lloj shërbimi të kësaj natyre të cilat kanë patur detyrimin në fakt që në krye të herës për të mos u hapur, është një masë që ndërmerret për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Sepse ato janë kthyer në vatra potenciale infeksioni. Të rinjtë po bëhen vektorë të shpërndarjes së infeksionit tek moshat e tjera, tek prindërit dhe tek të moshuarit apo tek ata më të dobëtit. Detyrimi që vendoset tani nëpërmjet këtij Akti Normativ, jo vetëm përcakton rritje të masës së penalitetit por gjithashtu vlerëson një pezullim për një periudhë 1-vjeçare në rastet kur këto subjekte nuk i binden këtij ligji?, tha Manastirliu.
Duke vlerësuar se vendosja dhe miratimi i këtij akti normativ vjen padyshim në kohën e duhur për të forcuar instrumentat ligjore në funksion të zbatimit të masave anti-Covid, Manastirliu tha se po përgatitet plani I masave për vjeshtë-dimrin, në rast të rritjes së numrit të rasteve.
?Ne po marrim masa parandaluese dhe ky akt normative vjen pikërisht në vijim të masave parandaluese. Por ndërkohë jemi duke u përgatitur për periudhën e vjeshtës dhe për periudhën e dimrit për të menaxhuar situatën, pasi, nëse do të kemi një neglizhim të zbatimit të masave, duhet të parapërgatitemi për një rritje të infeksionit të Covid19. Jemi duke punuar për të fuqizuar akoma më shumë skuadrat lëvizëse tek Urgjenca Kombëtare, në funksion edhe të dhënies së shërbimit në banesë për qytetarët që kanë nevojë apo pë ata të cilët do të kenë nevojë në të ardhmen. Po fuqizojmë kapacitetet tona spitalore universitare edhe ato rajonale. Gjithashtu jemi duke përgatitur skuadrat e rezervës për hapjen e spitaleve Covid 3 dhe Covid4. Ndërkohë që vijojmë të rrisim kapacitetet e testimit?, tha Manastirliu.
Duke vlerësuar se cdo masë shtrënguese nuk është e lehtë, Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se do të merret cdo masë e nevojshme për të ruajtur dhe për t?u kujdesur për shëndetin publik.
Me ndryshmet në Aktin Normativ, mosrespektimi i detyrimit të mbylljes së klubeve të natës, diskove apo shërbimeve të kësaj natyre, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.
Ndërsa mosrespektimi i detyrimit për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 në shërbimet e cdo lloji, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe ru...