Top News - Manastirliu në kuvend/ Klubet e natës, vatra infeksioni

Top Channel Albania 2020-08-04

Views 0

Duke prezantuar ndryshimet në Aktin Normativ për klubet e natës dhe penalitetet e tyre, Ministrja Manastirliu, ka deklaruar se klubet e natës u kthyen në vatra të përhapjes së infeksionit dhe se do të ndërmerret cdo masë që do të vlerësohet e nevojshme për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
?Vendosja e penaliteteve të shtuara për klubet e natës, diskove apo çdo lloj shërbimi të kësaj natyre të cilat kanë patur detyrimin në fakt që në krye të herës për të mos u hapur, është një masë që ndërmerret për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Sepse ato janë kthyer në vatra potenciale infeksioni. Të rinjtë po bëhen vektorë të shpërndarjes së infeksionit tek moshat e tjera, tek prindërit dhe tek të moshuarit apo tek ata më të dobëtit.

Duke thkesuar se vendosja dhe miratimi i këtij akti normativ vjen në kohën e duhur për të forcuar instrumentat ligjore në funksion të zbatimit të masave anti-Covid, Manastirliu tha se po përgatitet plani I masave për vjeshtë-dimrin, në rast të rritjes së numrit të rasteve.
?Ne po marrim masa parandaluese dhe ky akt normative vjen pikërisht në vijim të masave parandaluese. Por ndërkohë jemi duke u përgatitur për periudhën e vjeshtës dhe për periudhën e dimrit për të menaxhuar situatën, pasi, nëse do të kemi një neglizhim të zbatimit të masave, duhet të parapërgatitemi për një rritje të infeksionit të Covid19.


Me ndryshimet në Aktin Normativ, mosrespektimi i detyrimit të mbylljes së klubeve të natës, diskove apo shërbimeve të kësaj natyre, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.
Ndërsa mosrespektimi i detyrimit për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 në shërbimet e cdo lloji, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OgertaManastirliu#MinistriaShendetesise#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form