Përgjimet nga policia/ Juristët: Anti-kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-02-16

Views 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia e Shtetit do të ketë të drejtën që të kryejë përgjime ambjentale e telefonike apo dhe fotografime e video të personave që ajo gjykon se janë duke kryer një vepër penale, pa pasur nevojë të pajisen me autorizim nga prokuroria apo nga gjykata.Vendimi tashmë do të merret nga drejtuesit e policisë në cdo drejtori, pas ndryshimeve që iu bënë në Kuvend nenit 131 të ligjit për Policinë e Shtetit.Fjala është për përdorimin e  ?masave të veçanta?, pa pasur nevojë të merret autorizim nga organi i akuzës.Juristët janë kundër këtyre ndryshimeve ligjore, pasi sipas tyre ato bien në kundërshtim të hapur me Kodin e Procedurës Penale.SOKOL HAZIZAJKONSTITUCIONALISTAkti normativ dhe ndryshimet e ligjit për policinë e shtetit vijnë në kundërshtim të hapur me Kodin e Procedures Penale. Nuk mundet dhe nuk ka asesi që një officer i policisë të gjurmojë dhe të shikojë karakterin ligjor të gjurmimit përmes përgjimit pa kontrollin e Prokurorrit. Kjo ka të bërë me karakterin e garancisë juridike të njëriut I cili përgjohet. Nuk mund ta cosh pafundësisht përgjimin nëse nuk e lidh me veprën penale.Juristi tjetër Jordan Daci shton se përgjimet e lejuara nga ana e policisë pa lejen e Prokurorisë apo të Gjykatave  shkel edhe vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njëriut.JORDAN DACIJURISTMarrja e kompetencave që I takojnë gjyqësorit praktikisht jo vetëm që nuk e bën policinë tonë më të aftë dhe nuk e lufton krimin por cënon në mënyrë thelbësore të drejtat dhe liritë tona të cilat janë të panegociueshme. Ne edhe me sistemin që kemi aktualisht jemi larg standartit që mbizotëron në shtetet e Bashkimit Europian përsa i takon përgjimeve. Ndërsa ky ndryshim na kthen në kohën e diktaturës. Kjo nuk është e tolerueshme. Madje bie haptazi ndesh edhe me disa vendime të Gjykatës Europiane të të drejtave të njëriut.Qeveria Rama e ka shprehur edhe më përpara dëshirën për tja kaluar policisë përgjimet. Në vitin 2014, ekzekutivi kërkoi krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila kishte mes të tjerash edhe fuqinë për të përgjuar pa autorizim nga prokuroria.Por Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj e shfuqizoi këtë nen si antikushtetues, për shkak se ligji themeltar e cakton prokurorinë si institucionin e vetëm që kryen ndjekjen penale.

Share This Video


Download

  
Report form