Gazetari i “BILD”: Përgjimet i mora nga njerëz të besuar të policisë - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-06-05

Views 9

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ashtu sic kishte paralajmëruar një ditë më parë gazetari i gazetës gjermane Bild, Peter Tiede ka publikuar gjashtë përgjime në lidhje me blerjen e votave në Shqipëri.Në artikull gazeta më e shitur në europe, Bild shkruan se Gjermania mbështet negociatat e pranimit me Shqipërinë, por sipas saj, Shqipëria po zhytet në kaos.Bild nënvizon se si përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, një baron famëkeq i drogës bleu votat për Partinë Socialiste, duke u siguruar edhe që një politikan i caktuar prej tij, të ishte në Parlament.I pyetur nga Vision Plus se si arriti në këto përgjime gazetari Peter Tiede, u përgjigj se ato janë mundësuar nëpërmjet lidhjeve të tij, kërkimeve dhe besimit te persona të caktuar të policisë.PETER TIEDEGAZETAR, GAZETA BILDAjo tregon në cilën gjendje është në të vërtetë Shqipëria. Por publikimi është më pak për audiencën e Gjermanisë, publikimi është për Shqipërinë. Unë mendoj se shqiptarët kanë të drejtë ta dinë këtë, ta dëgjojnë atë me veshët e tyre. Ky publikim është për shumë hetues të ndershëm shqiptarë të cilët janë penguar nga drejtuesit e tyre të korruptuar të Policisë. Dhe është për gazetarët shqiptarë që nuk kanë liri si unë.I pyetur nga Vizion Plus nëse mendon se tashmë është bërë pjesë e debatit politik në Shqipëri, Peter Tiede përgjigjet:PETER TIEDEGAZETAR, GAZETA BILDUnë jam një gazetar. Unë raportoj. Dhe unë mund të raportoj vetëm se çfarë ka ndodhur. Të gjitha ato që po raportoj, janë bërë nga politikanët dhe mafiozët në Shqipëri. Pra, këta politikanë dhe kriminelë janë pjesë e debatit. Kjo nuk ka të bëjë me mua personalisht. Ju duhet të debatoni përse e gjithë kjo nuk gjendet në dosjet e policisë dhe prokurorëve, të cilat mund të dëgjohet në kaseta që kemi botuar në BILD. Ju duhet të pyesni veten pse kjo ka qenë kështu për ju për dekada të tëra. Ky është një debat shqiptar. Unë jam vetëm bartës i mesazhit. Pyetja është: pse duhet ta publikoj këtë, pse nuk është e njohur për ju. Kush e mbajti këtë sekret? Unë jam i parëndësishëm. Mesazhi është i rëndësishëm.Më herët gazetari Peter Tiede botoi një artikull me titull ?Përse digjet Ballkani??, i cili pati shumë reagime në politikën shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS