Pas publikimit të audio-përgjimeve të "Bild", ku përmendet emri i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe zyrtarëve të tjerë, të rinjtë e FRPD kanë dalë në protestë.
Me pankarta në duar "Rama Ik" ata janë mbledhur para Bashkisë së Durrësit, në një protestë në të cilën nuk kanë munguar edhe aktet e dhunshme. Siç raporton gazetari Artur Korriku, disa persona kanë shpërthyer me shkelma derën e Bashkisë, e ndërsa disa të tjerë kanë goditur fasadën me vezë.