Ligji që krijon super-policinë/ Bën përgjime dhe administron pronat e sekuestruara

Top Channel Albania 2020-02-13

Views 0

Paketa ligjore Anti KÇK, parashikon ndryshime edhe në ligjin për Policinë e Shtetit. Sipas projektligjit të depozituar në Kuvend, policia kthehet në institucion me kompetenca te mëdha, duke shmangur prokurorinë në lidhje me përgjimet.


Neni 131 i ligjit aktual të policisë së shtetit, parashikon që policia për zbulimin e një vepre penale apo veprimtarie kriminale duhet të marrë autorizimin e prokurorisë për të përgjuar ambientet, bisedat telefonike apo pajisjet për fotografim, regjistrim audio apo video.

Por, projektligji i ri, ia jep këtë të drejtë automatikisht policisë për të kryer këto përgjime, pas patur nevojën e një autorizimi nga ana e prokurorisë. Po ashtu shtohet edhe një tjetër pikë në ligj, ku policia mund të bëjë mbikqyrje të fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale.

Përgjimet, me ndryshimet e reja që parashikohen në këtë paketë ANTI KÇK, mund të zgjasin deri në tre muaj, por nëse policia e sheh të arsyeshme, mund t?i zgjasë edhe një tjetër herë me tre muaj.

Por kjo paketë e re më ndryshimet e parashikuara, heq nga duart e Ministrisë së Financave edhe Agjencinë e Administrimit të Pronave të sekuestruara dhe Konfiskuara, duke e kaluar atë nën varësi të Ministrisë së Brendshme. Kjo e fundit është edhe institucioni që e ka hartuar këtë projektligj.

E gjithë kjo vjen pas miratimit të aktit normativ nw 31 janar të këtij viti, ku Operacioni Forca e Ligjit, pritet të sekuestrojë pasuritë dhe pronat e individëve të përfshirë në aktivitete kriminale dhe që pasuria e tyre buron prej këtyre veprimtarive.

Ligji aktual për administrimin e pronave të sekuestruara apo konfiskuara parashikon zbatimin për ato pasuri të cilat janë produkt i krimit të organizuar, trafikimit apo korrupsionit, të financuara nga terrorizmi apo produkt i veprave penale.

Me ndryshimet e reja, kjo agjenci nën varësi të Ministrit të Brendshëm, do të administrojë edhe pasuritë e sekuestruara nga Operacioni Forca e Ligjit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OFL#AntiKCK#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form