Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pr/ligji i ministrisë së Brendshme për vettingun e policisë veç përjashtimit, parashikon dhe dorëheqjen e një punonjësi policie që i nënshtrohet vlerësimit por dhe rast detyrim trajnimi shtesë. Ora News sjell informacion të vlefshëm për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme të cilët do i nënshtrohen këtij vlerësimi.
Pr/ligj përcakton parimet, kriteret, procedurat dhe standardet për organizimin dhe funksionimin e organeve të vlerësimit kalimtar për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.
Objekti i vlerësimit të pasurisë është deklarimi, gjetja dhe kontrolli i pasurive, i ligjshmërisë së burimit të krijimit të tyre, i përmbushjes së detyrimeve financiare, përfshirë interesat private për punonjësin që i nënshtrohet vlerësimit dhe për personat e lidhur me të.
Organet e vleresimit kane te drejtë t'i drejtohen dhe Interpol dhe Europol per informacione si dhe do të shihet nëse kanë bërë kërkesë për azil apo janë refuzuar .
Kush i nënshtrohet vlerësimit?
?Subjekte vlerësimi? janë të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, sipas përcaktimit të bërë për këto kategori punonjësish në ligjet organike përkatëse.
Vlerësimi kalimtar dhe përfundimtar
Vlerësimit kalimtar, sipas pikës 1, të nenit 3, i nështrohen me kërkesë të tyre edhe ish punonjësit e këtyre institucioneve, të cilët nuk janë më shumë se 55 vjeç, nuk janë dënuar për kryerjen e një vepre penale apo në rastet kur masa disiplinore e përjashtimit, e marrë ndaj tyre, është shfuqizuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, Komisioni Qendror i Vlerësimit, Komisionet Vendore dhe të Posaçme të Vlerësimit janë të vetmet organe administrative që vendosin mbi vlerësimin përfundimtar të subjekteve të vlerësimit, sipas këtij ligji.
Organet e vlerësimit kalimtar janë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, Komisioni Qendror i Vlerësimit, si dhe Komisionet Vendore dhe të Posaçme të Vlerësimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prligji-i-vettingut-policine-do-kerkohen-informacione-dhe-nga-interpol-e-europol