Shqipëria ndodhet në prag të epidemisë së gripit. Viruset po qarkullojnë me intensitet të lartë dhe vetëm në javën e parë të muajit shkurt janë prekur 24 mijë persona nga infeksionet respiratore dhe deri më tani kemi dy humbje jete. Duke ju referuar të dhënave të raportuara çdo vit nga Instituti i Shëndetit Publik për të bërë një krahasim me tendencën se si janë prekur shqiptarët vitet e fundit nga gripi, rezulton se në 2016 ka një rritje të numrit të pacientëve krahasuar me 2015,( këtu na ndihmon dhe grafiku në monitor) , ku numri i pacientëve ka shkuar në javën e 52 në 17 mijë e 800 vetë në 2016. Kjo tendencë ka vazhduar pothuajse e njëjtë, me pak luhatje deri në 2019. Ndërkohë që në 2020 vetëm gjatë 5 javëve të para kjo shifër shkon mbi 24 mijë të prekur( Infeksionet respiratore të sipërme në nivel kombëtar paraqiten me 17.760 raste ndërsa infeksionet respiratore të poshtme në nivel 7.530 raste) Pra me pak fjalë kemi një rritje shumë të lartë të qarkullimit të viruseve që po prekin popullatën. Por çfarë virusesh po qarkullojnë në vend dhe si shpjegohet kjo tendencë në rritje kaq e madhe për një periudhë kaq të shkurtër vetëm gjatë muajit shkurt të 2020? Të gjitha pyetjet morën sot përgjigje nga specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, pjesë e stafit të departamentit të sëmundjeve infektive: Eugena Tomini.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel