Ora News - Prag epidemie në Shqipëri, mjekët japin alarmin për virozën, 11 mijë të prekur në javë

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Shqipëri gripi ende nuk është në fazën e epidemisë por mjekët infeksionistë rekomandojnë qytetarët të bëjnë kujdes duke mos neglizhuar rastet pasi ai mund të shfaqet edhe në forma të rënda. ISHP raporton për 11 mijë raste infeksione respiratore, por kjo statistikë sipas ekspertëve është normale për sezonin. Mjeku infeksionit, Arjan Harxhi, thotë masa e parë parandaluese është vaksinimi, por kujdes duhet të tregohet edhe me higjenën personale.

Shqipëria zyrarisht ende nuk e ka kaluar pragun e epidemisë gripale dhe mjekët raportojnë për një situatë normale, por nuk përjashtohet mundësia që gripit mund të shfaqet në forma në rast se neglizhohet.

Insitituti i Shëndetit Publik deri më tani raporton për 11 mijë persona në javë të prekur nga infeksionet respiratore dhe virozat, ndërsa në urgjencën e infektivit në QSUT rastet variojnë nga 15-30 në ditë.

Në vendin tonë qarkullojnë dy tipe viruse, ai A dhe B. Mjeku infeksionit, Arjan Harxhi, u shpreh se asnjë nga tipet e gripit nuk ka mutacione dhe janë krejtësisht të njohur për vendin tonë.

Harxhi: Një grip bëhet problematik në subjekte që janë të ndjeshëm, vunerabël për shkak të kushteve fiziologike siç mund të jenë moshat ekstreme pra fëmijët e vegjël, gratë shtatëzëna. Këto grupe fiziologjike por jo të sëmura por që bëhen të ndjeshme ndaj virusit dhe në grupe të caktuara popullatash që janë më semundje kronike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/Prag%20epidemie%20n%C3%AB%20Shqip%C3%ABri,%20mjek%C3%ABt%20japin%20alarmin%20p%C3%ABr%20viroz%C3%ABn,%2011%20mij%C3%AB%20t%C3%AB%20prekur%20n%C3%AB%20jav%C3%AB

Share This Video


Download

  
Report form