Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Virusi AH3N2 vijon të jetë në pikun e përhapjes së tij. Sipas institutit të shëndetit publik në nivel kombetar numri i të prekurve me grip është mbi 19 mijë ndërsa në kryeqytet 700 persona janë paraqitur në qëndrat shëndetësore ku kanë kërkuar ndihëmën e mjekëve.
Vendi ynë është në pikun e epidemisë së gripit AH3N2, ku nga të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik rezulton se janë prekur mbi 19 mijë persona. Specialistja e ISHP Adela Vasili thotë se janë rreth 700 vizita në javë në qendrat shëndetësore ndërsa gjendje alarmante është edhe në Sanatorium.
Adela Vasili: Aktualisht jemi në pikun e epidemisë. Nga statistikat kemi një rënie të lehtë të vizitave për persona që paraqiten me infeksione respiratore.
Aktualisht sipas Vasilit të sëmurët që janë të shtruar në sanatorium në repartin e reanimacionit janë të gjithë të prekur nga gripi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/mbi-19-mije-persona-jane-prekur-nga-gripi/