Albin Kurti kërkon seancën për votimin e kabinetit, s’ka marrëveshje me LDK

Top Channel Albania 2020-01-31

Views 0

Situata në Kosovë ka marrë një kthesë të beftë: I mandatuari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti i dërgoi Kryesisë së Kuvendit kërkesën për caktimin e seancës plenare lidhur me votimin e qeverisë së re, një seancë kjo në të cilën Lëvizja Vetëvendosje shkon pa një marrëveshje bashkëqeverisjeje me LDK-në.

Vetëm pak përpara se të mësohej lëvizja e Kurtit, në media u njoftua se kreu i Vetëvendosjes do të takohej me përfaqësuesit e Listës Serbe. Kryetari i kësaj të fundit, Goran Rakiç deklaroi pas takimit se forca e tij politike ? nuk do të jetë frenuese e formimit të qeverisë së re?.

Kurti ka pritur nga ana tjetër edhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë e joserbe, për të diskutuar rreth formimit të qeverisë së ardhshme. Veton Berisha nga komuniteti egjiptian sqaroi se kanë kërkuar drejtimin e një ministrie nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian. Sipas afatit kushtetues, Kurti ka kohë deri në 4 shkurt që ti prezantojë parlamentit kabinetin qeveritar, por koha ditore thotë se ai ka vendosur ta bëjë një gjë të tillë një ditë përpara, në 3 shkurt.

Nga LDK-ja ndërkohë thonë se nuk kanë marrë ndonjë ftesë të re për takim Vetëvendosjen. Mungesa e finalizimit të një marrëveshjeje me Lidhjen Demokratike të Kosovës e bën të paqartë sigurimin e shumicës prej 61 votash që nevojitet në Kuvend për formimin e qeverisë së re. Në mbrëmje Vetëvendosje njoftoi se vazhdon angazhimi për qeveri të re.

Vetëvendosje sqaron se nuk ka patur diskutime për përfshirje të subjekteve të caktuara minoritare në koalicion qeverisës. Këto diskutime nuk mund të bëhen për sa kohë ende nuk ka një koalicion me LDK-në. ?Ne dëshirojmë që në atë seancë të shkojmë me marrëveshje të arritur. Prandaj i kemi bërë deri më tani 9 oferta, që do të thotë se jemi afruar 9 herë drejt LDK-së. Por për këtë duhet sadopak afrim edhe nga ana e LDK-së?, thotë Vetëvendosje.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#QeveriaeKosovë#AlbinKurti#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form