Kosovë qeveria/ Kurti kërkon seancën për votim

Top Channel Albania 2020-01-30

Views 0

Situata në Kosovë ka marrë një kthesë të beftë: I mandatuari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i dërgoi Kryesisë së Kuvendit kërkesën për caktimin e seancës plenare lidhur me votimin e qeverisë së re, një seancë kjo në të cilën lëvizja Vetëvendosje shkon pa një marrëveshje bashkëqeverisjeje me LDK-në. vetëm pak përpara se të mësohet lëvizje e Kurtit, në media u njoftua se kreu I Vetëvendosjes do të takohej me përfaqësuesit e Listës Serbe. Kryetari I kësaj të fundit, Goran Rakic deklaroi pas takimit se forca e tij politike ? nuk do të jetë frenuese e formimit të qeverisë së re?.


Kurti ka pritur nga ana tjetër edhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë e joserbe, për të diskutuar rreth formimit të qeverisë së ardhshme. Veton Berisha nga komuniteti egjiptian sqaroi se kanë kërkuar drejtimin e një ministrie nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian. Sipas afatit kushtetues, Kurti ka kohë deri në 4 shkurt që ti prezantojë parlamentit kabinetin qeveritar, por koha ditore thotë se ai ka vendosur ta bëjë një gjë të tillë një ditë përpara, në 3 shkurt.

Nga LDK-ja ndërkohë thonë se nuk kanë marrë ndonjë ftesë të re për takim vetëvendosjen. Mungesa e finalizimit të një marrëveshjeje me Lidhjen demokratike të Kosovës e bën të paqartë sigurimin e shumicës prej 61 votash që nevojitet në Kuvend për formimin e qeverisë së re. Thaçi e mandatoi me pahir në 20 janar Kurtin për postin e kryeministrit dhe që nga ai moment, atij i mbetën 15 ditë kohë për të krijuar ekzekutivin. Ekspertët kishin parashikuar që moszgjidhja e ngërçin që krijoi me LDK-në posti i kryetarit të kuvendit, duke bllokuar kështu arritjen e një ujdie mes palëve, mund të sillte për rrjedhojë organizimin e zgjedhjeve të reja, ose krijimin e një qeverie me bazë të gjerë, që do të kishte për qëllim kryesor përfundimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form