Pozicionet e LDK-së dhe VV duken sot më larg se kurrë dhe arritja e marrëveshjes së bashkëqeverisjes mes tyre tingëllon e largët.
Edhe pse Albin Kurti e theksoi sërish se vulosja e një ujdie mes këtyre dy partive është e domosdoshme, Isa Mustafa u shpreh në një intervistë për Express, se partia e Kurtit po vepron me logjikë lufte, e Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas tij, nuk mund të negociojë kështu.
?Ne nuk jemi në luftë; vetëm me logjikën e luftës pushtohet territori i një vendi, pastaj i thuhet eja të merremi vesh për territorin tjetër, por pjesën që kam pushtuar, kjo mbetet e imja?, ka thënë Mustafa.
Ai shton megjithatë se në forcëne vet politike, shihet me prioritet koalicioni qeverisës me Vetëvendosjen, ndonëse nuk dha nga ana tjetër asnjë shenjë të tërheqjes nga kërkesa për të marrë postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, të cilën aktualisht e mban Glauk Konjufca nga VV-ja.
Sa për letrën e fundit të Kurtit, ajo për Mustafën i ngjante më shumë një eseje ideologjike, sesa një përgjigjeje ndaj propozimit të LDK-së. Për politikanin veteran, ideja e koaliicionit me Vetëvendosjen ka lindur si vullnet politik, I cili duhet të menaxhohet nga vetë subjektet e përfshira e jo nga presioni i publikut apo i medias. Deri më tani, Kurti dhe Mustafa janë takuar 8 herë me qëllimin të përmbyllin një marrëveshje për koalicion, por të gjitha takimet kanë rezultuar të pasuksesshme.?
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#VV#LDK#TopChannel