Mustafa afat Kurtit: E pres deri në fundjavë, pastaj ndahemi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-01-22

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu I Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, tha pas mbledhjes së kryesisë se marrëveshja për bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje duhet të finalizohet deri në fund të javës, ose në të kundërt nuk do të ketë asnjë kompromis.ISA MUSTAFAKRYETAR I LDK?Ne kemi dhënë një propozim që mendojmë që është shumë i balancuar që mendojmë që VV duhet ta trajtojë me vëmendje të veçantë dhe mbesim të hapur që të ulemi të bisedojmë por që ajo të ketë një përfundim sa më të shpejtë deri në fund të kësaj jave që të bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë që nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet.?Mustafa megjithatë u shpreh se partia e tij mbetet e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje për një qeveri të balancuar.?Ne mbetemi të përkushtuar që të punojmë për një marrëveshje e cila respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar. Ne do ta respektojmë këtë dhe mendojmë që marrëveshja duhet ta qesë në pah një qeveri të balancuar dhe përgjegjësi të balancuara ndërmjet dy palëve, në harmoni me atë që qytetarët na e kanë dhënë besimin me votën e tyre?Më herët Albin Kurti, I mandatuari për kryeministër nga presidenti Thaçi, e ka refuzuar prerë ofertën e LDK-së, megjithatë është shprehur I hapur për vijimin e negociatave.

Share This Video


Download

  
Report form