#rtvora #oranews
Kryeministri Rama e pranon se lufta kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar është një domosdoshmëri, por nuk do të jetë një betejë e lehtë. Gjatë prezantimit të shërbimve online që do merren nga ISSH, kreu i qeverisë ka marrë shqetësime nga qytetarët për problemet e presioneve nëpër gjykata.
Gjatë takimit në Intitutin e Sigurimeve Shoqërore për të lançuar 24 shërbimet online të këtij institucioni, kryeministri Edi Rama u përball edhe ankesat e qytetarëve të cilët ndodheshin në radhë për të marrë shërbimin e tyre.
Një qytetar i kërkon Edi Ramës të miratojë sa më shpejt nismën për KÇK-në, pasi sipas tij gjyqtarët po i sorollasin pensionistët nëpër gjykata.
"Të gjitha gjyqet për sigurimet që kanë lidhje me pensionet të pezullohen të gjitha dhe të zgjidhet problemi këtu. Problemet mund të zgjidhen shumë mirë. Telendisja e njerëzve një ferr i vërtetë."
Lufta kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të lidhur me krimin është cilësuar si një nga betejat e qeverisë, por Edi Rama e pranon që nuk do të jetë një proces i lehtë.
Rama: Me KÇK-në e kemi punën jo të lehtë, nuk jemi në komunizëm, jemi në demokraci. Pavarësisht gjithë poshtërsive që bëjnë ata nuk e kemi ne të drejtën të ndërhyjmë me forcë në punën e tyre. Është reforma, pastrimi, ndërtimi i institucineve të reja. Ndryshe nuk bëhet.
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga shqetësimet e adresuara për vendin tonë nga Holanda, e cila ka kërkuar më shumë rezultate konkrete nga autoritetet shqiptare.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/qytetari-ankohet-sorollatjen-ne-gjykata-rama-beteja-kunder-kck-jo-e-lehte
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp