Ligj special kundër KÇK/ Rama: Kundër foleve të krimit dhe korrupsionit

Top Channel Albania 2019-12-12

Views 1

Në pritje të shpalljes së nismës kundër gjyqtarëve dhe prokurorë, të cilët dyshohet se shfrytëzojnë periudhën tranzitore të Vettingut për të kryer veprimet korruptive dhe për të dhënë vendime te paligjshme Top Channel zbardh propozimin kryesor te nismës kundër grupimit që Kryeministri e ka pagëzuar me emrin KCK, ?kap ca të kapësh?.


Dy burime te ndryshme i thanë Top Channel, se nisma synon që organeve të drejtësisë t?i jepet mundësia të pezullojnë gjyqtarët dhe Prokuroret ende pa u futur në procesin e Vettingut nëse Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar jep informacion për probleme me pasurinë apo pastërtinë e figurës se tyre.

?Problematiket? e drejtësisë përmes kësaj nisme e cila pritet te hyje në fuqi përmes një akti normativ do të qëndrojnë të pezulluar deri në përfundim të hetimit, nëse rezultojnë të pastër atëherë ata vijojnë aktivitetin e tyre në të kundër jo vetëm përjashtohen por pritet të kalojnë për ndjekje penale. Një pjesë e rëndësishme e paketës do të jetë edhe ajo kushtuar krimit të organizuar.

Top Channel ka mësuar se pjesë e paketës do të jetë edhe hetimi dhe verifikimi i gjithë pasurisë të personave që janë dënuar më parë për krim të organizuar apo trafiqe.

Një ditë para publikimit të paketës speciale , Edi Rama nuk e fshehu entuziasmin, ndërsa nuk ja kurseu thumbat as Ilir Metës për sulmet ndaj ambasadorëve.

Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit,mafias dhe krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit. Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë dhe ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë, Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri, se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres dhe drejtësi

Ilir Meta zgjodhi ti përgjigjet Edi Ramës përmes zëdhënësit, i cili tha se kryeministri ka vetëm një partner strategjik: XIBRAKËN dhe Kolumbinë?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Share This Video


Download

  
Report form