Rama nuk i ndahet KÇK: Do japin llogari! Ligji special do të çelë siparin e luftë kundër krimit

Report TV 2019-12-09

Views 0

Kryeministri Rama i është rikthyer sërish grupit 'Kap ç'të kapësh' apo KÇK që u referohet prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk kanë kaluar ende Vettingun dhe kryejnë shkelje duke abuzuar me detyrën. Kryeministri është shprehur se pas shpalljes së platformës kundër këtij grupi Shqipëria do të fillojë luftën e kundër krimit të organizuar.

"Njerëzve duhet tu japim gjerat që duan. Datat 25 nëntor do të prezantojmë platformën kundër KÇK. Paketë e tërë ligjore. Ligj special kundër krimit të organizuar. Për ata që kanë kryer akte të rënda, vrasje etj. Ka ardhur koha të japin llogari të pambyllura. Do tu jepet mundësia kur të bëhet ligji special që do të çel luftën kundër krimit të organizuar. Kundër krimit që deri sot ia kanë dalë të përdorin dhe të kenë në dispozicion pasuri të paligjshme."

Share This Video


Download

  
Report form