Gjatë vizitës zyrtare në Holandë, " />
Gjatë vizitës zyrtare në Holandë, "/>

Ora News - Gjonaj e Xhafaj "japin llogari" në Holandë për krimin dhe vettingun

Ora News Lajme 2018-05-23

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë vizitës zyrtare në Holandë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ai i Brendshëm Fatmir Xhafaj kanë zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin për Drejtësi dhe Siguri të Parlamentit të Holandës.

Ministrja Gjonaj bëri me dije masat që qeveria shqiptare ka marrë për të forcuar luftën kundër korrupsionit, veçanërisht masat në nivel politikash dhe ndryshimet ligjore si dhe rezultatet e deritanishme në gjykimin e zyrtarëve të lartë publikë të akuzuar për korrupsion.

Kreu i Ministrisë së Brendshme ka përmendur operacionin ?Forca e Ligjit? si një qasje ndërinstitucionale në luftën kundër krimit të organizuar, duke shtuar se deri më tani janë identifikuar grupet kriminale, është bërë profilizimi i tyre, asetet dhe lidhjet e tyre.

Ndër rezultatet kryesore të arritura deri tani, Xhafaj përmendi goditjen e 9 grupeve të rrezikshme kriminale si dhe vijimin e hetimeve për 5 grupe të tjera kriminale, operacione këto të kryera edhe me bashkëpunimin e Europol-it dhe vendeve të tjera të BE-së. Hetimet dhe zhvillimi i operacioneve të përbashkëta u konsideruan nga Ministri si jetike në luftën kundër krimit të organizuar, i cili vepron tej kufijve të një shteti.

Një çështje tjetër në të cilën u ndal ministri Xhafaj ishte edhe vetingu në policinë e shtetit dhe lufta kundër terrorizmit.

Në pjesën e dytë të takimit, të dy Ministrat iu përgjigjen pyetjeve të parlamentarëve. Këta të fundit, ndër të tjera, shprehen interesin e tyre për të ditur më shumë mbi mënyrën se si do të realizohet procesi i vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, afatet kohore, shpërblimin financiar i gjyqtarëve dhe prokurorëve, impaktin që ky proces ka pasur në Gjykatën Kushtetuese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjonaj-e-xhafaj-japin-llogari-ne-holande-krimin-dhe-vettingun

Share This Video


Download

  
Report form