Report TV - Holandë, Xhafaj dhe Gjonaj nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër krimit

Report TV 2018-05-24

Views 0

Hagë, Holandë - Në përfundim të takimeve në Ministrinë e Sigurisë dhe Drejtësisë të Holandës, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Ministri i Drejtësisë, Etilda Gjonaj nënshkruan me Ministrin e Sigurisë dhe Drejtësisë të Holandës, Ferdinand Grapperhaus, dokumentin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

Përmes këtij dokumenti (Letër Qëllimi), palët konfirmuan interesin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, sidomos një lufte më efektive kundër krimit ndërkombëtar.

Në vijim të marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit aktualisht, Ministrat dakordësuan mbi nevojën e rritjes së mëtejshme të komunikimit dhe identifikimit të mënyrave të reja të bashkëpunimit institucional dhe operacional.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS