Report Tv - Xhafaj dhe Nikolla nënshkruajnë marrëveshje, oficer sigurie në të gjitha gjimnazet

Report TV 2018-06-01

Views 0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla nënshkruan marrëveshjen për shtrirjen e projektit të Oficerëve të Sigurisë, në të gjitha shkollat e mesme të Shqipërisë që prej shtatorit të 2018. Ky projekt u pilotua në 15 shkolla në Tiranë dhe garantoi një mjedis të sigurt për nxënësit. Oficerët e Sigurisë do të shërbejnë për të garantuar më shumë siguri në mjediset shkollave, për parandalimin e konflikteve dhe akteve të dhunshme.

Brenda komunitetit të nxënësve dhe parandalimin e çdo lloj veprimtarie kriminale në mjedisin rreth territorit të shkollave apo tentativave për të përfshirë të rinjtë në këtë lloj veprimtarie. Marrëveshja u nënshkrua në gjimnazin ''Petro Nini Luarasi'', një prej shkollave të mesme të Tiranës ku nisi aplikimi i projektit pilot. Oficerët e Sigurisë do të trajnohen në Akademinë e Sigurisë, për një periudhe intensive 1 mujore.

Ministri Xhafaj deklaroi se nisja e projektit, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Rama, synon ndërtimin e ambjenteve shkollore më të sigurta.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS