Në 60 vjetorin e Cirkut Kombëtar ishte parashikuar të shfaqej edhe pjesa "Katedralja e Parisit" por një incident i ndodhur gjatë provave bëri që shfaqja të anulohej. Sipas koreografit Llaqi Nako, kjo ndodhi pasi dy artistë të rinj të cirkut u dëmtuan rëndë gjatë provave. Në studion e Wake Up, koreografi shpjegoi arsyet dhe detajet e këtij aksidenti. "Duhet pranuar fakti se artistët e Cirkut Kombëtar stërviten në kushte teknike tërësisht të amortizuara, çka i vë ata në rrezik herë pas here"- tha ai. Ndërkohë sipas tij përfaqësues nga Inspektoriati i Punës kanë shkuar për të hetuar ngjarjen menjëherë sapo është raportuar pranë këtij institucioni.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel