Report Tv - Rreze Dielli, ndryshon statusi i Cirkut Kombëtar, artistët në protestë

Report TV 2018-05-12

Views 2

Emisioni Rreze Dielli në Report Tv e nisi fillimjavën me një çështje tepër aktuale që na përket të gjithëve. Në media prej disa ditësh vazhdon diskutimi mbi ndryshimin e statusit të Cirkut Kombëtar në Cirk të Tiranës. Për këtë çështje në studion e Rreze Dielli ishin të ftuar Julian Kazazi, Kryetar i Shoqatës së Artistëve të Cirkut dhe Mjeshtri i Cirkut Uljan Xhani.

Tepër të indinjuar ata shprehen se nëse nuk i jepet një zgjidhje vendndodhjes së cirkut dhe statusit të tij ata do të kalojnë në protesta të cilat mund të përshkallëzohen deri në grevë urie. Ata kërkojnë që Ministria e Kulturës të përgjigjet për fondet e munguara.
?Ne si sindikatë kemi mbështetjen e Zotit Gëzim Kalaja dhe komunitetit artistik. Artistët e cirkut do fillojnë me bojkotimin e shfaqjeve, protestave dhe deri në grevë urie. Artistët janë të vendosur, nuk e lëshojnë këtë status. Fondet le ti gjejë nga dheu ministrja sepse e kemi fituar me djersë këtë status. E duam këtë vend sepse ikën infermierët ikën mjekët të ikin edhe artistët, çfarë i ngelet këtij populli??, u shprehën artistët.

Share This Video


Download

  
Report form