Të mbledhur në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, artistë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile marshuan drejt Kryeministrisë në protestë kundër shembjes së Tetarit Kombëtar.
Me pankarta në duar ku shkruhej "Mbro teatrin", ?pa teatër, pa s?ka Europë? protestuesit iu drejtuan Presidencës. Ata i bën thirrje kreut të shtetit, Ilir Meta të mos dekretojë ligjin e miratuar vetëm me votat e mazhorancës.
Projektligji i ri për teatrin i hap rrugë projektit që parashikon shembjen e godinës ekzistuese dhe financimin nga kompania Fusha sh.p.k të një teatri të ri në qendër të Tiranës.
Projektligji pasqyron kërkesat e artistëve pas dëgjesave të kryera me ta, arkitektë dhe qytetarë dhe thuhet qartë se Trualli i Teatrit Kombëtar nuk duhet të cenohet në asnjë centimetër të tij dhe që në gjithë procesin e negocimit për ndërtimin e godinës së re, artistët do të kenë dy përfaqësues të zgjedhur nga vetë ata.