PD pro artisteve, kunder shembjes se Teatrit Kombetar

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Qëndrimit të artistëve që kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar i bashkohet edhe Partia Demokratike. Në përfundim të takimit me një përfaqësi të tyre, Lulzim Basha tha se do të qëndrojë në krahun e tyre me të gjitha mënyrat.
Projektligjin për artin dhe kulturën, përkohësisht i pezulluar nga Ministria e Kulturës pasi ndeshi në kundërshtinë e artistëve, Basha e quajti një projekt leninist që synon të asgjësojë mendimin e lirë të elitës kombëtare.
Arben Derhemi, Kryetari i Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar, foli edhe për një projekt sesi mund të zhvillohet Teatri Kombëtar pa e shkatërruar atë.
Prej Shkurtit, artistë të mbështetur edhe nga qytetarë, arkitektë, specialistë të trashëgimisë kulturore dhe sindikatat e ndryshme të artistëve vazhdojnë protestat me kërkesën e vetme, Teatri Kombëtar të rikonstruktohet.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form