Ora News- Boçi: Të enjten, protestë para Kuvendit kundër shembjes së Teatrit

Ora News Emisione 2018-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, thotë se opozita do të vijojë aksionin e saj për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Boçi thotë se angazhimi i mazhorancës për ta kaluar me procedurë të përshpejtuar projektligjin është antiligjore dhe antikushtetuese.

Boçi: Pjesa e debatit politik do të vazhdojë dhe në sallën e Kuvendit por njëkohësisht duke mbështetur dhe protestën qytetare dhe protestën e artistëve që ka vijuar me ditë të tëra, do të vijojë dhe ka një thirrje për një protestë të enjten në orën 10 para parlamentit ku paraqitet projektligji me procedurë të përshpejtuar që i hap rrugën shembjes së teatrit dhe në fakt i hap rrugë ndërtimit të kullave për llogari të një klienti ose interesave miliardere të Ramës.

Boçi thotë se brenda Ramës ka ekzistuar gjithmonë betoni dhe pretendimi i qeverisë se nuk ka fonde për ndërtimin e teatrit nuk qëndron.

Boçi: Jemi para grabitjes së një prone publike dhe aksioni politik i opozitës në mbështetje të kauzës qytetare dhe të artistëve për mos shembjen e teatrit do vazhdojë dhe në forma protestuese. Pjesa e justifikimit të mosekzistencës së fondeve për ndërtimin e një teatri nuk është justifikim që mund të funksionojë. Kjo qeveri ka abuzuar me fondet qeveritare, akuzat që PD ka bërë për investime luksi, për makina, zyra që kalojnë vlerën e 30 milionë eurove në një vit buxhetor që shumë mirë mund të ishin drejtuar në drejtim të investimit në Teatrin Kombëtar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boci-te-enjten-proteste-para-kuvendit-kunder-shembjes-se-teatrit

Share This Video


Download

  
Report form