Report TV -U dëmtua gjatë tërmetit, Insituti i gjeologjisë shpime në kullën e kalasë së Krujës

Report TV 2020-01-08

Views 0

Insituti i gjeologjisë vijon verifikimet në kullën e sahatit në kalanë e Krujës pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit. Shpimet po kryen në territorin poshtë kullës së sahatit për të parë shtresat e tokës që të vendoset nëse ka nevojë për ndërhyrje në riparimin e saj. Deri më tani janë zhvilluar disa studime për përcaktimin dhe vlerësimin e bazamentit të kullës në kalanë e Krujës.

Kulla e kalasë së Krujës ose siç quhet ndryshe Kulla e sahatit, është ndërtuar në shekullin e 12 dhe shërbente si kullë vrojtimi. Ndër shekuj kjo kullë ka pësuar dëmtime. Ku më i fundit ka qenë për shkak të lëkundjeve sizmike që tronditën vendin tonë.

Share This Video


Download

  
Report form