Restaurohet hamami i Kalasë së Krujës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hamamët, apo banjot publike me avull të ndërtuara në kalatë tona kryesore gjatë pushimit turk, nuk do të jenë më ambiente të pista dhe jashtë guidave të turistëve, por do të restaurohen dhe do të shërbejnë për të treguar një pjesë të mënyrës së jetesës në ato kohë. Në njërën prej këtyre hamamëve, në atë të Kalasë së Krujës ka filluar restaurimi, falë një investimi të qeverisë suedeze. Në fakt, në të ishte investuar vetëm njëherë gjatë regjimit të kaluar, por ndërhyrja nuk ka qenë e tillë saqë restaurimi të bënte të mundur kthimin e tij për një kohë të gjatë në një objekt të vizitueshëm për turistët vendas e të huaj. Arkitekti Kreshnik Merxhani, specialist në fushën e Restaurimeve flet për vlerat që do të ketë restaurimi i hamamëve në gjitha kalatë e vendit. Fillimisht puna ka filluar me pastrimin e plotë të një pusi, i cili ishte i mbushur tërësisht me mbeturina inerte që në atë kohë shërbente për të furnizuar këto banjo me ujë, ashtu dhe për nevojat jetësore të njerëzve që jetonin aty.

Share This Video


Download

  
Report form