http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Krujës ka lënë në burg autorët e dyshuar për grabitjen e postës.Togat e zeza vendosën të lënë në qeli Mark Cakën, Gazmir Sakën, Hysen Kica, Bujar Tafajn, dhe Andi Rexhepi (Paturri). Po ashtu u la në burg dhe roja i postës Besnik Parruca.Pesë personat e mësipërm dyshohet se vodhën 13 milion lekë nga kasaforta e postës së Krujës.Ata u arrestuan tre ditë më parë nga policia ku përveç një pjese të lekëve, në banesat e tyre u gjetën edhe 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë, dy automjete e prova të tjera të vlefshme që shërbejnë për hetimin.Sipas uniformave blu, autorët rezultojnë të kenë kryer edhe një sërë grabitjesh të tjera, në disa qytete të vendit, që nga Durrësi, Kavaja, Gijri i Lalzit, Vora, Kamza e Mirdita.