TIRANE-Gjykata ka dënuar dy autorët e vjedhjes së bankës së nivelit të dytë në Bllok para dy vitesh. Roland Liti është dënuar me 13 vite burg, ndërsa Alan Babameto me 1 vit e 6 muaj për vjedhjen e bankës. Ngjarja ndodhi në datë 8 gusht të vitit 2016, ndërsa fillimisht u akuza edhe Robert Kulla, por më pas hetimet për atë u pushuan.
Ndërkohë që për vjedhjen e 200 milionë lekëve u shpallën fajtorë vetëm Babameto dhe Liti. Autorët u kapën, pasi kishin harruar një shishe uji në vrimën e hapur në murin e pasëm të bankës. Nga analizat e ADN më pas u identifikuan dhe u arrestuan.Asokohe për ngjarjen u arrestua edhe shefi i sigurisë së filialit të bankës