Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ishte ditën e sotme në Malin e Krujës, në aksionin e nisur ditën e djeshme nga IKMT për prishjen e 12 guroreve dhe 26 furrave të gëlqeres.
Gjatë inspektimit të punimeve, ministri Klosi pati një një debat me një nga biznesmenët e zonës, Qamil Babasi, pronari i 'Babasi 2'.
Ai tha se kishte marrë leje për ndërtim në vitin 2016 ndërkohë që ministri tha se aksioni nuk ka për qëllim të mbyllë bizneset por zhvendosjen e tyre në një zonë tjetër.
"Ju do spostoheni, kjo do mbarojë një ditë, këtu s'ka për tu bërë më, është zonë e mbrojtur, s'po themi të ndërprisni biznesin, duhet të bësh atë që ka një vit ministria që të kërkon", tha Klosi për t'i asistuar këta biznesmenë në institucionet përkatëse për të marrë leje në zona të tjera ku është i lejuar ky aktivitet.