Këshilli i Europës, dënimi me vdekje - (31 Mars 2000)

RTV KLAN 2020-01-07

Views 2

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Shqipëria ka plotësuar pjesën më të madhe të detyrimeve ndaj Këshillit të Europës. Zyrtarët shqiptar dhe europian kanë bërë sot bilancin 5 vjeçar të arritjeve të marrëdhënieve dypalshe. Numri 2 i KE Kruper dhe numri 2 i parlamentit shqiptar Dokle theksuan se duhet ndryshuar mentaliteti i atyre që dënimin me vdekje e kanë parë deri më sot si mjet për frenimin e kriminalitetit.

Në funksion të abrogimit të plotë të dënimit me vdekje shqipëria duhet të ndryshoj kodin penal, ndërsa parlamenti të ratifikoj protokollin numër 6. Javën e ardhshme kryeministri Meta do të vizitoj Strasburgun ku do të nënshkruaj protokollin 6 për dënimin me vdekje, konventën për luftën kundër terrorrizmit dhe konventën civile kundër korrupsionit, si dhe do të depozitojë dokumentat e ratifikimit të konventës europiane të autonomisë lokale./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Share This Video


Download

  
Report form