TIRANE- Këshilli i Europës dërgon paketën anti-shpifje në Komisionin e Venecias, duke kërkuar opinionin e saj pas debateve të shumta mes palëve politike. Dy projekligjet e kësaj pakete janë dërguar për shqyrtim në Komisionin e Venecias nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, specifikisht nga Komiteti i monitorimit, i cili është përgjegjës për monitorimin dhe zbatimin e Kartës Evropiane, dhe demokracisë në shtetet anëtarë.
Paketa Antishpifje do të shqyrtohet nga Komisioni i Venecias në muajin Mars të cilët do të japin opinion e tyre mbi dy projektligjet, nëse vërtetë cënojnë fjalën e lirë ashtu si pretendojnë gazetarët dhe presidenti i Republikës.