Ilir Meta në Strasburg, dënimi me vdekje - (4 Prill 2000)

RTV KLAN 2020-01-11

Views 4

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Shqipëria ka nënshkruar sot në Strasburg protokollin europian për heqjen e dënimit me vdekje. Kryeministri Meta ka hedhur firmën që ligjëron heqjen e dënimit kapital në shqipëri. Kjo në bazë të konventës europiane mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.

Shqipëria është vendi i 40 anëtar i organizatës europiane që angazhohet zyrtarisht për heqjen e dënimit me vdekje. Marrja e një dënimi të tillë ka qenë mjaft e kontestueshme mes forcave politike në shqipëri. Madje është kërkuar edhe zhvillimi i një referendumi mbarë popullor për të vendosur rreth dënimit kapital.

Por sot përfundimisht shqipëria është angazhuar se nuk do të dënoj asnjë qytetar të saj me marrje të jetës. Vetëm Turqia nuk e ka nënshkruar deri më sot protokollin e heqjes së dënimit me vdekje. Mes nënshkruesve përveç Shqipërisë, 3 nga 41 vendet e KE nuk e kanë ratifikuar ende këtë protokoll./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Share This Video


Download

  
Report form