Ekzekutimi i Kastriot Reçit, dy vite më parë i kishin vrarë të vëllanë

Top Channel Albania 2020-01-07

Views 5

Të tjera detaje dalin nga vrasja e Kastriot Reçit pronar i një televizioni lokal në Mirditë.


Siç Top Channel mëson, dyshohet se vrasja e tij ka lidhje me vrasjen e ndodhur më datë 12.08.2019 ku viktimë ka mbetur Kastriot Gjini.

Kastriot Reçi dyshohej se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale, ndërsa është qëlluar në qendër të Rrëshenit teksa ishte në këmbë duke ecur.

Ndërkohë Reçit i është vrarë vëllai dy vite më parë në Itali, ku një postim në facebook për vrasjen e të vëllait ai asokohe shkruante: ?Falenderoj te gjithe ju, shoke, miq e dashamire per rrespektin, mbeshtetjen dhe ngushllimet e sinqerta. Vellai yne Gasper kishte 20 vite qe jetonte ne Rome bashke me gruan dhe dy femijet e tij. Gasper Reci ishte pagezuar dhe martuar ne kishen Katolike Romane. Bashke me gruan dhe dy femijet e tij shkonin cdo te diele dhe luteshin ne kishen San Giovanni della Malva (kisha e shqiptareve ne rome)
Ai besonte dhe mendonte se Jeten ta dhuron Zoti dhe vetem Zoti ka te drejte ta marri ate? Gasper Reci u qellua pas shpine rruges teksa po kthehej ne shtepi ku po e prisnin bashkeshortja dhe dy femijet e tij?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KastriotReci#Mirdite#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS