Masakra me tre të vrarë te Zogu i I, burg përjetë vrasësit italian, 47 vite dy vëllezërve Doçi

Report TV 2019-03-15

Views 4

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për italianin Salvadore Letizia dhe 27 vite për Markelian Doçin e 20 vite për Klevi Doçin. Ata u akuzuan për ngjarjen që ndodhi më 27 maj 2015 dhe nga përplasja me armë mbetën të vrarë Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Salvatore Letizzia, nga Napoli, i cilësuar vrasës me pagesë njihet edhe si pjesë e organizatës mafioze italiane, "Camorra".

Letizia ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin, të cilin e akuzonte si përgjegjës për vrasjen e të vëllait, Durim Sulku, në Holandë. Mentor Doçi shoqërohej nga dy nipërit e tij, vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi. Pikërisht këta dy të fundit ekzekutuan Besnik Sulkun, organizatorin e atentatit, i cili shoqërohej nga killeri i "Camorras" në këtë ngjarje. Viktimë e atentatit mbeti edhe miku i Mentor Lufit, Gert Goxhaj.

Ngjarja ka ndodhur në 27 maj 2015, ditën kur kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç vizitoi Tiranën. Por pavarësisht masave të rrepta të sigurisë, kjo nuk pengoi që në Tiranë të derdhej gjak nga përplasja mes bandave.

Vendimet e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda

Salvatore Letizzia - Burgim të përjetshëm

Markeljan Doçi - 27 vite burg

Klevis Doçi - 20 vite burg

Share This Video


Download

  
Report form