Grabiti dhe ekzekutoi me thikë taksistin rreth një vit më parë, gjykata e Kavajës dënon me burgim të përjetshëm Musa Saracin. Pamjet faktuan krimin e Saracit i cili pasi e mori si taksist Idriz Kariqin e vra atë dhe pse Kariqi i dha atij 1900 lekët që kishte në xhep.
Pas marrjes së këtyre parave Saraci e qëlloi Kariqin disa herë me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Musa Saraci u arrestua dy dit pasi kreu krimin makabër ndërsa deklaroi më pas për hetuesit se automjetin Benz ngjyrë e bardhë e kishte shitur për skrap në një servis pranë shkëmbit të kavajës në shumën e 27 mijë lekëve.