Masakra te Shkencat, 47 vite dy vëllezërve Doçi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-10-11

Views 5

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë burgim të përjetshëm për italianin Salvatore Letizzia dhe 47 vite burg për dy vëllezërit Doçi. Të dënuarit janë  autorët e masakrës te Bulevardi "Zogu I", ku mbetën të vrarë në një atentat tre persona, Besnik Sulku, Mentor Lufi (Doçi) dhe Gert Goxhaj.Ngjarja ka ndodhur në 27 maj 2015, ditën kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç vizitoi Tiranën. Në vendimin e saj Gjykata Letizzia, është cilësuar vrasës me pagesë i cili njihet edhe si pjesë e organizatës mafioze italiane, "Camorra". Ndërsa për dy vëllezërit Markeljan dhe Klejvi Doçi gjykata ka dhënë respektivisht 27 dhe 20 vite burg.Ndërkohë italiani Letizia ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin, të cilin e akuzonte si përgjegjës për vrasjen e të vëllait Durim Sulku në Holandë. Mentor Doçi shoqërohej nga dy nipërit e tij, vëllezërit Markeljan dhe Klejvi Doçi. Pikërisht këta dy të fundit ekzekutuan Besnik Sulkun, i cili shoqërohej nga killeri i "Camorras" në këtë ngjarje. Viktimë e kësaj ngjarje mbeti edhe miku i Mentor Lufit, Gert Goxhaj.

Share This Video


Download

  
Report form