Ditën e sotme moti do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të dukshme të cilat sjellin reshje të pakta dëbore në zonat të izoluara në Veri dhe Lindje por pasditja dhe në vijim sjellin shtim të kthjellimeve në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit ulen me 4-5 gradë celcius në mëngjes dhe mesditë duke bërë që vlerat minimale dhe maksimale të luhaten nga -9 në 10 gradë celcius, gjatë mesditës.Era do të vijojë të fryjë nga mesatare dhe shpesh herë e fortë, me shpejtësi deri në 75 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 6 ballë.
Ndërkohë ditën e nesërme (e martë, 7 janar) pritet të jetë një ditë shumë e ftohtë ku sipas 'MeteoAlb' temperaturat pritet të shkojnë deri në -12 gradë celcius në zonat malore, por mesdita do të sjellë një përmirësim të kushteve atmosferike ku temperaturat pritet të arrijnë maksimumin 12-13 gradë celcius. Megjithatë era edhe për ditën e nesërme pritet të jetë shpesh e fortë me shpejtësi 50 km/h.
Ditën e djeshme, era e fortë në Tiranë por jo vetëm shkaktoi mjaftë probleme. Në kryeqytet u rrëzuan shumë pemë përfshi edhe pemën dekorative në Sheshi Skënderbej. por nuk munguan as rënia e tullave e sendeve të tjera metalike duke u kthyer në një rrezik për qytetarët.