Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E hëna ka nisur me temperature të larta dhe në të tilla kushte atmosferike do të dominohet e gjithë java. Parashikimi i motit, sipas Institutit të Gjoeshkencave, tregon se i nxehti do shënojë pikun ditën e mërkurë ku termometri do të shënojë temperaturë deri në 37 gradë celcius.
Moti pritet te jete në të tilla vlera edhe pas të merkures, pra ditët e fundit të muajti qershor.
Luhatja e menjëhershme e temperaturave sjell pasoja në shëndetin e fëmijëve, favorizon infeksionet respiratore dhe ato urinare siç thonë mjekët. Nënat duhet të tregohen të kujdesshme ndaj mënyrës sesi të veshin dhe të ushqejnë fëmijët. Mjeku i njohur Polikron Cela keshillon:
Polikron Çela: Duke ndjerë të nxehtit, nënat dhe baballarët po zhvishen, ndërsa fëmijët hiç fare. Këshilla ime e parë është që fëmijët ti zhveshin. Fëmijëve tu japim sa më tepër lëngje. Duhet të kemi transportin e fëmijëve, kush ka makinë të përdorë kondisionerin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/temperaturat-deri-ne-37-grade-ndiqni-rekomandimet-e-mjekeve/