Rama: Do qeverisim deri ne fund dhe deri kur te kemi vota ne Parlament

RTV KLAN 2019-02-23

Views 0

Qytetarët e Përmetit dhe gjithë atyre që thotë se i kanë shkruar, Edi Rama i siguron se nuk ka asnjë plan për t'u dorëzuar pavarësisht mungesës së opozitës në Parlament.

Edhe pse thotë se është i hapur të dialogojë me opozitën aktuale me apo pa mandate, është po kaq i hapur për të bashkëpunuar me çdonjërin prej deputetëve që do zënë vendin e tyre dhe do të jetë opozita zyrtare sipas tij.

"I hapur për dialog me ta tani por dhe më vonë kur të jenë të pashpresë. Do bashkëpunojmë me çdo opozitë cilado qoftë ajo".

Thotë se di arsyet përse Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë bërë bashkë.

"Basha ka frikë nga humbja, Berisha frikë nga drejtësia dhe Monika do tepsinë".

Por sipas Ramës, SPAK dhe BKH do të hetojë zullumet e pushtetit të djeshëm si dhe atyre të gjyqtarëve që largohen nga sistemi si të korruptuar.

Edhe në dy intervista për mediat italiane, Rai dhe La Repubblica, Rama përsëriti se frika nga drejtësia dhe humbja e thellë në zgjedhje ka çuar opozitën shqiptare në një akt të tillë që e cilëson si tirani të pakicës.

Share This Video


Download

  
Report form